Olta Boka kalon situatën më të vështirë me vogëlushen e saj

Olta Boka ka kaluar së fundmi momentin më të vështirë me vogëlushen e saj, Gaian. Ajo ka treguar se e vogla ka kaluar një virozë, që i ka shkaktuar temperaturë të lartë. Olta shprehet se kjo situatë e ka trembur shumë, por fatmirësisht vogëlushja është qetësuar. Si një nënë e re, këngëtarja e ka ndarë këtë situatë me të gjithë ndjekësit e tjerë.

“S’paska clirim me te madh se te shohesh qe femijes po i zbret temperatura Sa te vegjel e njekohesisht te forte qe jane bebat! Na bene gjakun uje keto virozat gjakprishese por te nevojshme per imunitetin Imagjino kur virozes i bashkohet dhe dalja e nje dhemballe…”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se në 15 korrik Gaia festoi 1-vjetorin e lindjes dhe Olta i bëri një dhuratë të përjetshme. Ajo i dedikoi vogëlushes së saj një projekt muzikor të dalë nga zemra. Këngëtarja nuk u mendua fare gjatë dhe si titull i vendosi emrin e vogëlushes, që për të është dhurata më e bukur e jetës.

Para publikimit të këngës, Olta bëri një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo publikoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Gaian. Boka u kujdes që sërish t’ja mbulojë portretin, duke e ruajtur deri në fund privatësinë e vajzës.

“Per ty zemra me thur vargje dhe shpirti me end melodi. Por sot ne ditelindjen tende te pare s’kam fjale, ndaj te kushtova nje kenge e vogla mamit. Ta kesh perjete dhurate edhe kur te mos jesh me kaq e vogel. Edhe kur te kesh te voglen tende ne krahe. Edhe kur une te te shoh e buzeqeshur nga lart.

Te dua Gaia! Mama jote 🤍”, shkruan Olta përkrah fotos me vajzën.

LEXO EDHE:

Back to top button