Britania zgjeron fushatën e vaksinimit tek grupmosha 16 dhe 17 vjeç

Britania do të shtrijë fushatën e saj të vaksinimit për grupmoshën 16 dhe 17-vjeç.
Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid, në një deklaratë për shtyp bëri me dije se autoritetet po përgatiten që procesi i të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Unë i kam kërkuar Autoritetit Publik Britanik që të përgatiten për vaksinimin e grupmoshës 16-17 vjeç sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Javid.