Në të gjithë vendin, 10 zjarre aktive

Zjarri në rajonin e Pehçevës është ende aktiv dhe më kritiku. Në territorin e vendit ka zjarre aktive në dhjetëra lokalitete. Zjarret në Shën Nikollë, Shtip, Prilep, Kumanovë dhe Radovish janë aktive, ndërsa përsëri ka zjarr në Gostivar. Për të ndihmuar në përballimin me zjarret mbërritën një helikopter dhe një aeroplan i specializuar nga Rumania, të cilët do të sistemohen aty ku është e nevojshme.

https://www.youtube.com/watch?v=dNdxQrWjjUo&feature=youtu.be

“Kanader T21”, një helikopter i specializuar për shuarjen e zjarrit mbërriti nga Rumania, dhe avioni “Herkules 530″, i cili është me pajisjet më moderne, mbart pajisje shoqëruese të zjarrfikësve, zjarrfikës dhe burime të tjera shoqëruese materiale dhe teknike për shuarjen e zjarrit…”- deklaroi Marija Millkova- Qendra për Menaxhimin e Krizave.

 Nga QMK-ja shprehen se të dy fluturaket do të ndihmojnë shumë në luftën kundër zjarreve.

“Këto janë aeroplanë të mëdhenj, normalisht në koordinim me VING-un dhe me Shtabin e Përgjithshëm dhe Qendrën operative sot do të vendoset se ku do të mbushen avionët me ujë. Ju e dini që Liqeni i Ohrit është i ndaluar nga UNESKO. Ne kemi dy mundësi, Liqeni i Prespës dhe një tjetër nga liqenet e mëdha artificialë, kështu që sot do të vendosim se si do të zgjidhet kjo”- pohoi Goran Stojanovski- Qendra për Menaxhimin e Krizave.

 Thirrja për qytetarët nga QMK-ja është që të përmbahen nga ndezja e zjarrit në natyrë, të kenë kujdes me bishtat e cigareve dhe të respektojnë masën për ndalimin e lëvizjes në pyje.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button