Shumica e rasteve të reja me koronavirus në Gjermani, adoleshentë dhe të rinj

Shumica e rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani janë adoleshentë dhe të rinj.
Instituti Robert Koch (RKI) bëri të ditur se rastet e reja janë rritur veçanërisht në mesin e njerëzve në të 30-at dhe më të rinj, ndërsa kanë mbetur të ulëta tek të rriturit e moshës mbi 60 vjeç.
Incidenca më e lartë 7-ditore u regjistrua në ata midis moshës 20 dhe 24 vjeç (59 raste për 100.000) ndërsa ishte më e ulta në mesin e grupmoshave mbi 60 vjeç (më pak se 10 raste për 100.000 njerëz).
Lehtësimi i masave kundër koronavirusit dhe kufizimet e udhëtimit besohej se kishin kontribuar në rritjen e rasteve të reja tek të rinjtë. Shkalla e vaksinimit ka qenë gjithashtu më e lartë tek më të moshuarit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot, 82 për qind e njerëzve të moshës mbi 60 vjeç ishin vaksinuar plotësisht.
Mbi 5.000 raste të reja në ditë
RKI raportoi 5.578 raste të reja të koronavirusit, që është dita e dytë me radhë në të cilën rastet e reja kanë kaluar shifrën 5.000.
Sipas shifrave zyrtare, numri i rasteve aktive u rrit në 42.900, nga 39.500 sa ishte dje, por numri i të hospitalizuarve dhe numri i vdekjeve kanë mbetur relativisht të ulëta.
RKI konfirmoi raste të vdekjeve të ndërlidhura me koronavirusin, nga 24 vdekje të raportuara në të njëjtën ditë javën e kaluar.
Vetëm 2 për qind e njerëzve të infektuar me COVID-19 janë sëmurë rëndë dhe janë pranuar në njësitë e kujdesit intensiv.
Varianti më ngjitës Delta ka qenë forca shtytëse pas rritjes së re të rasteve me COVID-19 në Gjermani.
Sipas raportit javor të RKI-së, varianti tani përbën gati 98 për qind të të gjitha rasteve të reja të koronavirusit në vend, nga 76 për qind në fillim të muajit të kaluar.
Varianti, i cili u zbulua për herë të parë në Indi tetorin e kaluar, përbënte më pak se 2 për qind të rasteve reja në Gjermani tre muaj më parë.