Digjet një shtëpi në lagjen Cërniçe të Shkupit

Para pak çastesh ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në lagjen Cërniçe të Shkupit. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë 5 makina zjarrfikëse me 15 zjarrfikës u nisën drejtë Vodnës për të shuar zjarrin. Tani për tani nuk ka informata për viktima apo persona të lënduar, por raportohet për dëm material.
Lajmi në përditësim…