Kanye West ka vendosur të ndryshojë emrin, zyrtarisht ka dorëzuar kërkesën

Reperi Kanye West ka dorëzuar dokumentet për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij për t’u njohur thjesht si Ye. Në dokumentet e gjykatës të paraqitura në Los Angeles ai është shprehur se këtë ndryshim dëshiron ta bëj për arsye personale.

Kjo kërkesë e reperit vjen tre vite pasi ai u shpreh në një postim në Twitter se dëshironte të ndryshonte emrin pasi publikoi albumin e tij me titull “Ye”.

Ky emër përveçse është një shkurtim i emrit të tij aktual, ka dhe një kuptim shumë të rëndësishëm për reperin.

“Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, konfuzitetit tonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në jë intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.

West pritet që të publikojë albumin e tij të dhjetë këtë javë. Albumin mban titullin “Donda”, në nder të nënës së tij të ndjerë.

Kujtojmë se këto kohë, Kanye West është përfolur në media për një ribashkim të mundshëm me Kim Kardashian. Ata u panë disa ditë më parë duke drekuar vetëm për vetëm buzë detit për herë të parë pas divorcit të tyre të bujshëm. Thuhet se ata kanë gjetur gjuhën e komunikimit dhe se tashmë kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:

Back to top button