Valdrin Sahiti është bërë baba për herë të dytë

Dje, stilisti Valdrin Sahiti dhe partnerja e tij Edita, janë bërë prindër për herë të dytë.

Edita solli në jetë vajzën e dytë të çiftit, duke e bërë Bella-n motër të madhe. Këtë lajm të bukur e ka dhënë sot vetë Valdrini në Instagram, duke ndarë foton e parë të të voglës të cilës i tregon vetëm krahun.

Gjithashtu, stilisti ka zbuluar edhe emrin e të voglës, të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Paris.

Për këtë moment kaq të rëndësishëm në jetë, Valdrini stiloi një fustan posaçërisht për bashkëshorten e tij dhe i ka dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Ju e njihni këtë vend shumë mirë. Është pikërisht vendi ku punoj me kukullën që ju bën të ëndërroni çdo ditë. Lumturia e sotme ishte që të punoja me këtë grua të mrekullueshme që duket si kukull, që do të sjellë në jetën time një tjetër dashuri. Nuk mund të jem më i lumtur se kaq me këto 3 kukulla në jetën time! Uroj që vajzat e mia të jenë të lumtura dhe të bukura si nëna e tyre që më mbështet mua çdo ditë. Të dua mama!”, shkruan Valdrini përkrah fotove të Editës.

LEXO EDHE:

Back to top button