“Pavarësisht përgatitjeve teknike, regjistrimi do të realizohet”

Afati i paraqitjes për regjistrues, për regjistrimin e popullsisë do të jetë deri më 25 gusht, ndërsa ende nuk ka numër të mjaftueshëm kandidatësh. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev, shprehet i sigurt që numri do të plotësohet dhe regjistrimi do të realizohet me sukses.

https://www.youtube.com/watch?v=esQHp688YPM

Po jam i sigurt dhe nuk duhet të mendojmë ndryshe… Siç po afrohet 5 shtatori, dita e fillimit të regjistrimit, definitivisht shumë e më shumë po plotësohet numri i regjistruesve, posaçërisht në rajonet ku nuk kishte. Shfrytëzoj rastin që edhe njëherë të apeloj deri tek qytetarët që të paraqiten, është e thjeshtë  vetëm në aplikacion duhet të bëjnë paraqitje tek Enti për Statistika”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Nga Enti i Statistikave thonë se edhe në dy afatet e zgjatura për paraqitjen e regjistruesve, vazhdon të ketë mungesë të numrit të duhur. Kjo për faktin se në testime nuk janë shfaqur edhe personat e paraqitur.

Pas testimit të kandidatëve për regjistrues që u mbajtën ditëve të kaluara, tani jemi duke i grumbulluar të dhënat nga tereni për të parë gjendjen faktike. Informatat e para thonë se nga kandidatët e paraqitur, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë ardhur për testime, që do të thotë se nuk janë të gatshëm për angazhim konkret në procesin e mëtutjeshëm të regjistrimit. Ky numër duhet urgjentisht të zëvendësohet me kandidatë të tjerë. Prandaj edhe kemi bërë vazhdimin e afatit të konkursit”, thonë nga Enti i Statistikave.

Regjistrimi i popullsisë rezidente në vend do të fillojë më 5 shtator dhe do të zgjas deri më 30 shtator. Për momentin është duke vazhduar edhe regjistrimi i online i diasporës, përmes aplikacionit për vetëregjistrim.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button