Ben Affleck u fotografua duke parë unaza, kjo fotografi bëri lëmsh rrjetin

“Page Six” publikoi ditën e djeshme një foto të Ben Affleck, në të cilën shihej duke parë disa unaza brenda një dyqani të “Tiffany & Co”.  Kaq mjaftoi që fansat dhe mediat të aludonin se ai ishte gati që t’i propozonte për fejesë Jennifer Lopez-it, por e vërteta është krejt ndryshe.

Sipas një burimi fotografia nuk është ashtu siç duket, sepse në të vërtetë Ben po kërkonte diçka tjetër.

“Ata u ndanë në skuadra të ndryshme. Ben, Sam dhe nëna e tij në një skuadër, ndërsa vajzat në një skuadër tjetër. Ata i erdhën rrotull gjithë qendrës tregtare dhe hynë në dyqane të ndryshme për të gjetur disa produkte. Një nga ndalesat ishte Tiffany dhe atyre ju duhej të gjenin diçka në dyqan. Ben hyri brenda me djalin dhe nënën e tij dhe menjëherë gjetën atë që kërkonin dhe dolën. Ben kishte një stilolaps në dorë dhe e hoqi dyqanin nga lista. Të gjithë ata u kënaqën shumë dhe u përfshinë në lojë. Ishte një aktivitet i këndshëm familjar, të cilin ata e shijuan shumë”, është shprehur burimi.

Pavarësisht se këtë herë Ben nuk mori asnjë dhuratë për Jennifer, surprizat nga ana e tij nuk kanë munguar gjatë kësaj kohe.

Për 52-vjetorin e lindjes, ai i dhuroi Lopez-it disa bizhuteri unike të krijuara enkas për artisten.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, shpjegoi një person që ndihmoi Ben Affleck për të përzgjedhur dhuratat.

LEXO EDHE:

Back to top button