Kosovë, heqja e PCR testit me vendet e rajonit në mbledhjen e parë të Qeverisë

Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për heqjen e testit PCR negativ me vendet e rajonit, burime nga Qeveria në Kosovë bëjnë të ditur për Alsat se një vendim i njëjtë pritet në mbledhjen e parë të Qeverisë. Sipas të njëjtave burime, në rast se Qeveria nuk arrijnë të mblidhet në kohë të shpejtë për arsye procedurale, vendimi për lëvizje të lirë pa PCR negativ do të hy në fuqi me automatizëm, që nënkupton me vendim të kryeministrit.
Në lidhje me: Qeveria miratoi vendimin për hapjen e kufijve, vendimi hyn në fuqi më 12 tetor