Tetovë, protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Është protestuar sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Nën moton “Boll më” protesta në Tetovë filloi në Sheshin Iliria për të marshuar deri te Monopolli dhe anasjelltas. Protestuesit bllokuan rrugët në të dyja drejtimet. Ata sërish përsëritën kërkesën drejtuar Qeverisë, që përveç uljen së çmimit të energjisë parasheh edhe uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind dhe largimin e përbërjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës. Protestuesit sot kritikuan partinë opozitare VMRO për protestat që bën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke u shprehur se, VMRO është pjesë e fajit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Organizatorët e protestave, për dallim nga herët e tjera, sot shprehën optimizëm se Qeveria po punon në drejtim të plotësimit të kërkesave të protestuesve. Megjithatë ata paralajmëruan vazhdim të protestës edhe javën e ardhshme.

“Do vazhdojmë deri në realizimin e plotë të kërkesave, deri në fund. Ka pasur reagim nga Qeveria, po e shqyrtojnë dhe besojmë që do e bëjnë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në pesë për qind dhe flitet se po shqyrtohet heqja e rritjes së fundit e cila, nuk është 7.4 por me TVSH arin dhjetë për qind. Kemi informata po ashtu se edhe kamatë vonesat për borxhet do hiqen”, deklaroi Krenar Osmani, Këshilli organizativ i protestave.

LEXO EDHE:

Back to top button