Kosovë, debat i ashpër për punën e qeverisë Hoti

Në raportimin e tij në Kuvend për punën 100 ditore të Qeverisë, kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti tha se për menaxhimin me pandeminë Kosova është shembull në rajon. Hoti foli edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se kanë bërë progres, ndërkohë marrëveshjen e Uashingtonit e quajti historike.

Sa i përket dialogut me Serbinë qeveria ka pasur qasje konstrukive. Kemi bashkëpunaur ngushtë me kryediplomati e BE-së, parimet e qarta të dialogut na kanë mundësi të bëjmë progres në këtë proces. Ne kemi pasur takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ku në prani të presidentin Donald Trump kemi nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik që paraqet një hap të rëndësishëm drejt marrëveshjes finale”-tha Avdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës.

Për Vetëvendosjen qeverisja e Hotit ka qenë katastrofale dhe skandaloze. Selimi u shpreh se qeveria Hoti raportet e vetme të mira i ka me Serbinë, derisa tha se korrupsioni ka lulëzuar gjatë këtyre ditëve.

E qoj Vuçiqin në Shtëpi të Bardhë, kurrë pa këta nuk ish shkuar në shtëpi të Bardhë. Hoqi dorë nga kërkesa për njohje reciproke. Shkoj, por nuk e arriti të ndajë Ujmanin me Serbinë, a nuk është kështu a. Shkoi të formojë zonën e Novi Sadit të cilën e quajti mini-shengen. Pak heshtje po më duket, i hapi rrugë Serbisë për dalje në Adriatik deshi t’i shkëmbente të pagjeturit me të zhvendosurit dhe kthehet këtu dhe thonë se kjo është fitore dhe sukses për Kosovën”-deklaroi Rexhep Selimi, Vetëvendosje.

Vetëvendosja dhe PDK-ja kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare.

Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme, por po duket që janë të pashmangshme. Jep dorëheqje Avdullah, ktheja qytetarëve atë që iu more”-theksoi Rexhep Selimi, Vetëvendosje.

Ju nuk keni plan, nuk keni strategji, ju keni mbështetjen e 60 deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe as nuk mund ta qeverisin vendin dhe në anën tjetër as ne si opozitë nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje. Unë iu bëjë thirrje 60 deputetëve të kësaj pozite e cila e ka bllokuar vendin që të bëhemi bashkë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje”-pohoi Abelard Tahiri, PDK.

Kryeministri Hoti nga ana tjetër tha se fokusi kryesor i Qeverisë për 100 ditët e ardhshme do të jetë ekonomia.

 

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button