Projektligji për huamarrjen në vlerë prej 90 milion euro u prezantua para deputetëve

Projektligji për huamarrjen e re nga Banka Botërore në vlerë prej 90 milion euro u prezantua sot para deputetëve. Miratimi i këtij ligji do të bëhet me procedurë të shkurtuar, për shkak të urgjencës për t’u marrë me koronavirusin. Paratë do të shpenzohen për blerjen e shtretërve të rinj spitalorë, blerjen e aparateve dhe pajisjeve mjekësore, pajisjeve për mbrojtje personale dhe barnave. Shteti do të duhet ta shlyejë huamarrjen për 12 vjet. Banka Botërore miratoi paratë në muajin prill, por deri më tani ato nuk mund të përdoren, sepse nuk u miratuan nga Zëvendës Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska gjatë qeverisë teknike.

LEXO EDHE:

Back to top button