A do të mbetet në paraburgim Muhamed Zeqiri?

A do të mbetet në paraburgim Muhamed Zeqiri?

Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit do të vendos nëse ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri do të mbetet në paraburgim, shkruan Alsat.

Avokati i Zeqirit apeloi në Gjykatën, mbi paraburgimin për tri arsye- arratisje, ndikim mbi dëshmitarët dhe përsëritje të veprës.

Zeqiri dyshohet në hetimin e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar për përvetësim të parave të shtetit.

Ai dyshohet se ka shpërdoruar pozitën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, dhe në vend që përmes procedure procedurës së tenderit, ka zgjedhur një kompani në katër sy.

Zeqiri është në paraburgim në Shutkë që nga e premtja, kur edhe dha dorëheqjen. Qeveria në seancën e sotme emëroi Metodija Dimovskin, për sekretar të ri të përgjithshëm. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button