A do të përfshihet ndonjë ndërmjetës në kontestin me Bullgarinë?

A do të përfshihet ndonjë ndërmjetës në kontestin me Bullgarinë?

Gazetar: Lluka Andrev

Maqedonia e Veriut nuk ka më nevojë për ndërmjetës – politikanët të ulen dhe t’i zgjidhin sfidat, thonë disa nga analistët politikë, pasi në opinion u shfaq informacioni se eksperti juridik belg Peter Vanhojte do të lehtësojë procesin e ndryshimeve kushtetuese mes Shkupit dhe Sofjes. Pretendohet se ai ka marrë mandat nga presidenca belge e BE-së për të qenë lehtësues në kontestin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila duhet të rezultojë në vazhdimin e rrugës së integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas analistit Sinisha Pekevski, në vend të ndërmjetësuesve, duhet një qasje e ndershme dhe shtetërore nga të dyja palët.

“Kur pala bullgare të shohë se pala e Maqedonisë po përballet me sukses me korrupsionin, sundimin e ligjit, do të zvogëlojë kërkesat nebuloze kurse vendi do të bëjë disa korrigjime në Kushtetutë dhe bullgarët në Maqedoni do të shohin absolutisht se nuk janë të rrezikuar dhe se i kanë të gjitha të drejtat”, tha Sinisha Pekevski– analist politik.

Pekevski pret që edhe Maqedonia edhe Bullgaria të bëjnë lëshime të caktuara në periudhën e ardhshme. Megjithatë, ai nuk e pret atë menjëherë, sepse Bullgaria po përgatitet për zgjedhje dhe të gjitha deklaratat e prera të autoriteteve në Sofje se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes me Shkupin ia atribuon periudhës para zgjedhjeve.

“Bullgaria tani është në proces zgjedhor dhe do ta quaja të gjithën një moment zgjedhor, në drejtim të deklaratave të politikanëve bullgarë, përfshirë presidentin bullgar, i cili ka qëndrim të ashpër, por në drejtim të marrjes së vendimeve në politikën e jashtme, është qeveria bullgare. Ai pret që pas zgjedhjeve në Bullgari politikanët të ulen dhe t’i kalojnë këto sfida”, shtoi  Sinisha Pekevski– analist politik.

Vanhojte është i njohur për opinionin në Maqedoni për rolin e tij si ndërmjetës në mes të qeverisë së atëhershme dhe opozitës për arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për punën e tij në ndërmjetësimin mes Shkupit dhe Sofjes./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button