A do të sjellë pengesa tjera Sofja gjatë procesit të integrimit? – Përgjigjet ambasadori i BE-së

A do të sjellë pengesa tjera Sofja gjatë procesit të integrimit? – Përgjigjet ambasadori i BE-së

Ambasadori i BE-së Mikalis Rokas as nuk konfirmon dhe as nuk hedh poshtë informacionet që Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të siguruar garanci për Shkupin, që Sofja nuk do të sjell pengesa të tjera bilaterale gjatë procesit të integrimit, shkruan Alsat.

Ai pranon se në BE ka shtim të përpjekjeve diplomatike dhe se po punohet për një zgjidhje të shpejtë. Gjatë takimeve të fundit në Bruksel, qeveria thotë se disa vende të tjera kanë treguar mirëkuptim për pozitën e Maqedonisë së Veriut në raport me kushtin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe disa prej tyre tashmë janë duke ndërmarrë aktivitete për të gjetur zgjidhje.

“Ka shumë aktivitete diplomatike në këtë moment, rreth kësaj teme. Siç e dini, kryeministri veçmë ishte në Bruksel për të takuar lidershipin e ri. Javën e ardhshme ka një samit për Ballkanin perëndimor në datën 18. Do të ketë dhe një vizitë tjetër në Bruksel. Mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se zgjerimi është top prioritet, përfshirë Maqedoninë e Veriut, prandaj në këtë moment lidershipi i ri dhe ne si delegacion këtu po bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendin në zbatimin e reformave për të ecur më shpejt dhe për ta kapur këtë moment të mundësisë. Prandaj çdo mbështetje ose çdo përpjekje e shtuar diplomatike për të ecur përpara sa më shpejt që është e mundur, është e mirëseardhur”, tha Mikalis Rokas, ambasador i BE-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button