​A duhet kompanitë të punësojnë punëtorët më të moshuar?

​A duhet kompanitë të punësojnë punëtorët më të moshuar?

Një sondazh i vitit të kaluar raportoi se 31 për qind e pensionistëve janë të etur për t’u kthyer në punë për shkak të inflacionit dhe shqetësimit për të ardhmen e tyre financiare.

Por a duhet organizatat të punësojnë punëtorë më të vjetër, ata rreth moshës 55-vjeçare ose më të moshuar? Patjetër! Por, për profesionet me përvojë në burime njerëzore e dinë se mosha dhe stereotipizimi i punëtorëve të moshuar është shumë i zakonshëm në shumë organizata. Në fakt, shumica do ta veçonin si formën më të zakonshme të diskriminimit në vendin e punës.

Në fund të fundit, mosha i kapërcen të gjitha racat, fetë, gjinitë dhe grupimet etike, dhe të gjithë ne do të jemi “të moshuar” nëse jetojmë mjaftueshëm. Sekreti i vogël i  korporatave, të cilin askush nuk do ta pranojë hapur është se diskriminimi në moshë është përgjithësisht i pranuar, edhe nëse nuk synohet.

Shumë mendojnë se punëtorët e moshuar janë më të ngadaltë, më pak teknikisht të aftë, të patrajnueshëm, më pak të angazhuar dhe përgjithësisht shumë të modës së vjetër për tu përshtatur me vendet moderne të punës. Ata vlerësohet që janë relikte që nuk kanë asgjë “të re” për të kontribuar.

Fuqia punëtore e pashfrytëzuar

E vërteta është se punëtorët e moshuar mund të jenë një aset i madh për shumë organizata. Në mënyrë të veçantë, punëtorët e moshuar shpesh kanë aftësi shumë të mira të cilat janë të bazuara në vitet e tyre të përvojës. Këto nuk janë vetëm aftësi pune: ata shpesh kanë ato “aftësi të buta” që punëdhënësit i kërkojnë.

Ata janë përgjithësisht të besueshëm dhe stabil dhe ka më pak të ngjarë të kalojnë nga punëdhënësi në punëdhënës për dallim nga punëtorët më të rinj.

Një artikull akademik i vitit 2020 në “Journal of Business Diversity” me bashkëautorë Dr. Stephanie K. Douglas dhe Dr. Robin A. Roberts, zbuloi se punëtorët e moshuar, ata mbi 63 vjeç kishin nivele më të larta të angazhimit në vendin e punës se çdo moshë më e re. Shumë punëtorë të moshuar janë mentorë të shkëlqyeshëm për punëtorët e rinj, veçanërisht në lidhje me të menduarit strategjik, orientimin e politikave të korporatave brenda organizatave dhe ndërlikimet e punës që fitohen vetëm me përvojën. Një avantazh tjetër është fakti se shumë punëtorë të moshuar janë “avokatë” pozitivë për punëdhënësin dhe mund t’i ndihmojnë punonjësit e rinj t’i kuptojnë gjërat racionalisht.

Me këto avantazhe të dukshme të punësimit të punëtorëve më të vjetër, dhe me shumicën e organizatave që luftojnë për të gjetur punëtorë, fokusi më i madh në këtë demografi mund të sigurojë një avantazh konkurrues biznesi dhe investim më të mirë të burimeve të fuqisë punëtore./ AkademiPune

LEXO EDHE:

Back to top button