Qeveria vazhdon me subvencione për efikasitet energjetik

Qeveria vazhdon me subvencione për efikasitet energjetik

Edhe këtë vit Qeveria do të vazhdojë t’i subvencionojë familjet për ndërrimin e dritareve PVC me efikasitet energjetik, instalimin e paneleve fotovoltaike, sistemet e kolektorëve diellor si dhe uljen e faturave të energjisë elektrike për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, por edhe për të gjithë ata që kanë kursyer energji elektrike në raport me vitin e kaluar. Për këtë qëllim janë parashikuar 3.2 milionë euro. Për kolektorët diellor qeveria do të paguaj 30% të investimit por jo më shumë se 15 mijë denarë, pastaj 50% të shpenzimeve për dritare PVC por jo më shumë se 25 mijë denarë ndërsa për fotovoltaikët shuma për amvisëritë është 80 mijë denarë. Amvisëritë me të ardhura të ulëta do të marrin nga 600 deri në 800 denarë në muaj, ndërsa amvisëritë që kanë kursyer 10% të energjisë elektrike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar do të kenë fatura të reduktuara për 300 denarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button