A e dini çfarë ndodhi me trupat e viktimave të Titanikut?

Titaniku u fundos 110 vjet më parë, por detajet e kësaj tragjedie të pa kuptuar plotësisht ende intrigojnë njerëzit në mbarë botën

Anija u mbyt natën e 14 prillit 1912, rreth 740 kilometra nga toka më e afërt. Anija e parë e shpëtimit mbërriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit në oqeanin e ftohtë ishte tashmë e vdekur. Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë Celsius, dhe në një temperaturë kaq të ulët një person mund të mbijetojë vetëm 15 minuta në ujë.

Në këtë tragjedi vdiqën 1.517 njerëz dhe pasagjerët e klasit të parë kishin shanset më të mira për të mbijetuar: 63% e tyre u shpëtuan. Titaniku kishte 20 varka shpëtimi që mund të mbanin rreth 1100 pasagjerë, sa gjysma e numrit të pasagjerëve në bord atë natë fatale.

Kjo ishte në përputhje me ligjet e kohës dhe konsiderohej e mjaftueshme. Megjithatë, 700 pasagjerë arritën të futen në varkat e shpëtimit. Shumica e tyre e lanë anijen gjysmë bosh, vetëm për t’u larguar sa më shpejt nga anija që po fundoset, zakonisht duke i dhënë ryshfet ekuipazhit.

Çfarë ndodhi me trupat?

E vërteta fshihet në telegramet sekrete, autorët e të cilëve mendonin se nuk do të zbuloheshin kurrë. Nga përmbajtja e telegrameve është e qartë se kapiteni i njërës prej anijeve të shpëtimit, Mackay-Bennett, donte të kthehej dhe të merrte të gjithë trupat nga deti.

Megjithatë, ai shpejt kuptoi se anija e tij ishte shumë e vogël për të mbajtur 334 trupat që gjeti ekuipazhi i tij. Më pas u mor një vendim i diskutueshëm: ata do të hidhnin kufomat e pasagjerëve nga klasa më e ulët, e tretë, për t’u bërë vend atyre të klasit të parë dhe të dytë. Ekuipazhi vendosi se ata kishin një të drejtë më të madhe për një varrim dinjitoz.

Nga 334 trupat e gjetur, më shumë se 100 u hodhën nga anija dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik. E vërteta për këtë ngjarje u fsheh për një kohë të gjatë, sepse përmbajtja e telegrameve ishte konfidenciale, por historianët më vonë i “zbuluan” ato në arkiva sekrete.

Të varfërit u lanë në mëshirë të detit

Në telegramin e parë kapiteni shkruante: “Duhet të sjellim të gjithë trupat që do të futen në varkën e shpëtimit”.

McKay-Bennett shpejt dërgoi një përgjigje: “Ne kemi bërë një inventar të të gjitha dokumenteve dhe sendeve me vlerë të gjetura me trupat. A nuk është mirë që të gjithë të varrosen në det, përveç nëse ka ndonjë dëshirë apo kërkesë të veçantë nga familjet?”.

Pas një shkëmbimi të shkurtër telegramesh, u ra dakord që trupat e pasagjerëve më të varfër të hidheshin në det dhe ato të të pasurve t’u ktheheshin familjeve të tyre.

Tmerri pesë ditë më vonë

Kur SS Bremen, një anije që lundronte nga Evropa në Amerikë, iu afrua skenës së tragjedisë pesë ditë më vonë, pasagjerët në kuvertë filluan të bërtasin në panik.

Në distancë, trupat e ngrirë të pasagjerëve të Titanikut mund të shiheshin me jelek shpëtimi, duke u zbardhur në ujë.

Disa ditë pasi anija u mbyt, skena e tragjedisë ishte si një varr i madh i mbuluar me mjegull.

“Ne pamë një grua me një këmishë nate me një fëmijë të shtrënguar fort në gjoks,” tha Johanna Stuke, një pasagjere në anijen Bremen.

“Disa prej tyre ishin të veshur zyrtarisht si për ballo dhe të tjerët me këmisha nate. “Një grua mbante në krahë dy fëmijë”.

Nga fundi i prillit, dielli dhe kripa filluan të “hanin” rripat e jetës dhe trupat filluan të fundosen në oqean.

LEXO EDHE:

Back to top button