A e dini se aromat e mira të parfumeve apo aromat e njohura të shtëpisë, të rrobave, luftojnë depresionin?

A e dini se aromat e mira të parfumeve apo aromat e njohura të shtëpisë, të rrobave, luftojnë depresionin?

Aromat e mira të parfumeve apo aromat e njohura të shtëpisë, të rrobave, luftojnë depresionin. Ky është përfundimi i një studimi të ri.

Kërkimi i Universitetit të Pitsburgut sugjeron se aromat e njohura dhe të mira, kur i nuhat, janë

më efektive se fjalët për të kujtuar momente pozitive.

Neuroshkencëtarja Cinzia Cecchetto shpjegon: “Është identifikuar një marrëdhënie e dyfishtë mes depresionit dhe nuhatjes: nga njëra anë duket se njerëzit që humbasin aftësinë për të nuhatur, pas njëfarë kohe përjetojnë depresion, por nga ana tjetër gjithashtu vuri re se subjektet në depresion kanë një aftësi të reduktuar të nuhatjes”.

Çfarë arome ka lumturia? Ndonjëherë është ajo me të cilën jemi rritur, ajo përzierje aromash që nuhasim në çdo shtëpi dhe që mund të jetë e dobishme për t’u dhënë lehtësim atyre që vuajnë nga depresioni.

Të udhëhequr nga Kymberly Young, një profesor i asociuar i psikiatrisë në Pittsburgh, studiuesit kanë zbuluar se aromat e njohura mund të luajnë një rol vendimtar për të ndihmuar njerëzit në depresion të rikujtojnë momente specifike, autobiografike, duke ofruar potencialisht një rrugë të re për ringjalljen e humorit të mirë. Rezultatet e studimit, në fakt, sugjerojnë se aromat janë dukshëm më efektive se fjalët për kujtimet pozitive.

LEXO EDHE:

Back to top button