A e dini se çfarë thonë shkencëtarët për prerjen e barit?!

A e dini se çfarë thonë shkencëtarët për prerjen e barit?!

Studiuesit pohojnë se një në dhjetë vdekje të hershme mund të shmanget nëse njerëzit joaktivë kositnin lëndinat e tyre për 11 minuta në ditë. Periudhat e shkurtra të ushtrimeve të moderuara, të tilla si ecja e shpejtë, kërcimi, gjimnastika në ujë ose kopshtari çdo ditë, mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Ushtrime të moderuara

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit thotë se 75 minuta ushtrime të moderuara në javë, ose 11 minuta stërvitje në ditë, mund të zvogëlojnë rreziqet për shëndetin në krahasim me mungesën e ushtrimeve. Ekspertët analizuan 196 artikuj kërkimor mbi përfitimet shëndetësore të ushtrimeve që përfshijnë më shumë se 30 milionë të rritur.

Pas analizave, ekipi i shkencëtarëve vlerësoi se një në dhjetë vdekje të hershme mund të shmangej nëse njerëzit joaktivë bënin të paktën 75 minuta stërvitje të moderuar në javë.

– Rreziku i vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit u reduktua te njerëzit që ushtroheshin më shumë – thonë shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit në hulumtimin e kryer dhe rekomandojnë të paktën 2.5 orë aktivitet të moderuar ose 75 minuta çdo javë.

I lumtur dhe i relaksuar

– Nëse dikujt i duket e frikshme ideja e 2,5 orëve aktivitet në javë, atëherë gjetjet tona duhet të jenë një lajm i mirë. Ne kemi vërtetuar se ato 2.5 orë stërvitje mund të zgjasin jetën tuaj – thotë Søren Brage, një nga autorët e hulumtimit.

Gjithashtu, shkenca ka treguar se kimikatet e lëshuara gjatë kositjes së barit i bëjnë njerëzit të ndihen të lumtur dhe të relaksuar, gjë që mund të parandalojë problemet mendore në pleqëri.

LEXO EDHE:

Back to top button