A e dini se qirinjtë aromatikë mund të jenë më të rrezikshëm se cigaret
Një mbrëmje relaksuese me një libër apo një film e bëjnë edhe më të bukur qirinjtë aromatikë, sidomos gjatë festave të fundvitit.

Por a janë të dëmshme për shëndetin? Qirinjtë me aroma të festave mund të jenë më të dëmshëm për shëndetin sesa cigaret, paralajmërojnë studiuesit.
Djegia e qirinjve aromatike lëshon gazra toksikë, si monoksidi i karbonit dhe komponimet organike të paqëndrueshme. Studiuesit zbuluan se përqendrimet e grimcave në ajër mund të jenë deri në 15 herë më të larta se rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe se dhomave u duhet më shumë kohë për t’u kthyer në nivele normale. Ndikimi më i madh u vu re në dhoma të vogla dhe të ajrosura dobët.
Asit Kumar Mishra nga University College Cork dhe Dr Marie Coggins nga Universiteti i Galway thanë për The Conversation se qirinjtë aromatikë dhe pirja e duhanit, së bashku me ndenjat e bllokuara dhe dritaret e mbyllura, rrisin ekspozimin ndaj ndotjes së dëmshme të ajrit, raporton The Sun.
Djegia e qirinjve ose shkopinjve të temjanit prodhon një përzierje komplekse kimikatesh dhe grimcash, duke përfshirë gazra toksikë si monoksidi i karbonit, dioksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Këto grimca mund të shkaktojnë probleme afatshkurtra si kollitja, teshtitja dhe acarimi i syve, hundës, fytit dhe mushkërive. Ekspozimi afatgjatë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të mushkërive dhe bronkitit kronik dhe përkeqëson gjendjet ekzistuese si astma.
Autorët vunë në dukje se edhe aromat “natyrale” të shtëpisë mund të lëshojnë nivele të dëmshme të ndotjes dhe kimikateve toksike.