A e keni provuar të vendosni një gjethe dafine në lavatriçe?

A e keni provuar të vendosni një gjethe dafine në lavatriçe?

Truket e shumta si shpëtim në shtëpi janë gjithmonë një temë e pashtershme që shqetëson shumë dhe nëse jeni nga ata që e keni problem të madh me larjen e rrobave nga frika se mos i njollosni, kjo do t’ju ndihmojë patjetër.

Ndoshta nuk ju ka shkuar kurrë në mendje të vendosni një gjethe dafine në lavatriçe. Nuk ka as efekt zbutës dhe as nuk do të lërë erë. Por do të ruajë ngjyrën e rrobave, ose do ta rivendosë nëse është zbehur gjatë larjeve të mëparshme.

Gjethën e dafinës mund ta vendosni direkt në makinë, por do të keni një efekt shumë më të mirë nëse i lagni rrobat në një legen të mbushur me ujë.

Mund të përdorni deri në 10 gjethe dafine, gjithçka varet nga sa rroba duhet të lani dhe fillimisht i zieni gjethet në ujë. Kur uji të ftohet, zhytni rrobat në të dhe lërini të qëndrojnë për disa orë. Mund t’i trazoni disa herë me dorë, më pas t’i kulloni mirë dhe t’i vendosni në makineri.

Ky truk me dafina funksionon më së miri tek rrobat e bardha.

LEXO EDHE:

Back to top button