Alkaraz triumfon në Barcelonë, Sviatek në Shtutgart të Gjermanisë

Turneu ATP i Barcelonës për meshkuj u fitua nga tenisti spanjoll Karlos Alkaraz, që mbrojti titullin fituar vjet. Në finale ai mundi 2-0 (6-3, 6-4) grekun Stefanos Cicipas, një ndeshje që zgjati 1 orë e 20 minuta. Dominim total i spanjollit, numri 2 në botë, që nuk vuajti shumë ndaj ballkanasit, numri 5 në botë. Për Alkaraz, ky është titulli i tretë për këtë vit (Buenos Aires dhe Indian Uells).

Për femra, në Shtutgard (Gjermani) triumfoi numri 1 në botë, tenistja polake Iga Sviatek. Në finale, ajo mundi 2-0 (6-3, 6-4), numrin 2 në botë, bjellorusen Arina Sabalenka. Një ndeshje e fortë, që zgjati gati dy orë, ku të dyja tenistet më të mira në botë dueluan fort për fitoren. Pas këtij triumfi, Sviateku shkëputet mbi 2.000 pikë në renditje nga Sabalenka.

 

LEXO EDHE:

Back to top button