A e përdorin në komunikim të përditshëm qytetarët gjuhën standarde?
A e përdorin në komunikim të përditshëm qytetarët gjuhën standarde?
Gazetare: Evi Shkopi
Qytetarët e anketuar thonë se në komunikim të përditshëm shumë pak e përdorim gjuhën standarde.
Një gjë të tillë kërkojnë ta bëjnë institucionet.
Ata vlerësojnë se dialektet janë pasuria e një gjuhe dhe nuk duhet të zhduken.
“Më shumë me dialekt. Në shkollë flasin gjuhën letrare edhe pse kanë vështirësi në shkollë. Më shumë jam për gjuhën letrare, domethënë të ketë një unifikim për të gjithë”, thotë një qytetar.
“Gjuha me letrare flitet në Shtip, kështu mendoj. Ndonjëherë tregojmë kujdes”, shprehet një tjetër qytetar.
“Gegërisht. Gjuhën kosovare. Do të ishte mirë, por nuk është e mundur tek ne, s ‘di çfarë të them, sepse më shumë jemi mësuar me shumë jemi mësuar me gegërishten. Nëpër institucionet kisha thënë që të flitet gjuha letrare”, tha një qytetar./ Alsat.mk








