A është e mundur që Toka të dalë nga Sistemi Diellor?

A është e mundur që Toka të dalë nga Sistemi Diellor?

Shkencëtarët besojnë se probabiliteti për këtë është shumë i vogël. Megjithatë, ata shpjeguan se si teorikisht mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Toka teorikisht mund të largohet nga orbita e saj nga veprimi i një objekti ndëryjor që fluturon nëpër hapësirën ndëryjore dhe hyn në Sistemin Diellor dhe kalon afër Tokës.

Gjatë një takimi të tillë të afërt, të cilin shkencëtarët e quajnë “fluturim”, Toka dhe objekti do të shkëmbenin energji dhe si pasojë do të prishej orbita e Tokës. Nëse një objekt i tillë hipotetik do të ishte i shpejtë, masiv dhe mjaftueshëm afër, ai mund ta drejtonte Tokën në një orbitë që përfundimisht do ta çonte jashtë Sistemit Diellor.

Një tjetër teori se si mund të ndodhte kjo u parashtrua nga profesori Timothy Davies i Universitetit të Cardiff-it. Ai deklaron se dalja e Tokës nga Sistemi Diellor mund të diskutohet në kontekstin e takimeve yjore siç është ylli Gliese 710, i cili do t’i afrohet Diellit pas një milion vjetësh. Por ai nuk beson se kjo do t’i shqetësojë planetët dhe thotë se për të lëvizur seriozisht planetët, do të duhej të shpërthenin miliona miliarda bomba atomike njëkohësisht.

LEXO EDHE:

Back to top button