A është e saktë teoria e Darvinit mbi evolucionin?

A është e saktë teoria e Darvinit mbi evolucionin?

Shumë gjenerata shkollarësh dhe të gjithë ata që kanë dëgjuar të flitet për Teorinë e Evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre. Një mendim i tillë është krejt i gabuar dhe naiv, sepse njeriu është shumë më tepër se një koncept biologjik. Teoria e Evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet objektiv, që ka pushtuar mendjet e një numri të madh njerëzish. A është e sakt teoria e evolucionit e Çarls Darvinit?

Shqyrtimi i njeriut vetëm në aspektin biologjik dhe psiko – trupor, pa dimensionin shpirtëror, s’është gjë tjetër veqëse mënyrë gjysmake dhe jo reale e trajtimit të njeriut, është një qëndrim jo i plotë dhe plotësisht i gabuar dhe mashtrues. Qenia njerëzore nuk është një krijesë hibride siç siç ishin kentauret në mitologjinë greke të paraqitur gjysmë – njeri dhe gjysmë – kafshë. Sepse përveç trupit që është lëndor, qenia njerëzore e ka edhe shpirtin frymor i aftë të mendoj, ta kërkoj dhe ta njohë Zotin, Krijuesin e vet.

Shumë njerëz në të kaluarën shkuan në drejtim krejt të gabuar kur filluan t’i japin hapësirë dhe mbështetje teorisë së evolucionit nga natyralisti Çarls Darvin (1809 –  1882) i cili në veprën e tij të famshme “Mbi Origjinën e Llojeve” kinëse e dha një përgjigje shkencore lidhur me krijimin e qenieve njerëzore nga majmunët. Teoria e evolucionit edhe pse është një doktrinë materialiste, zanafillën e ka qysh në kohen antike ku disa filozof pagan grek dhe romak e mbronin një lloj teorie të evolucionit, kurse në shekullin e 19-të me Çarls Darvinin kjo doktrinë u përqafua gjerësish. Me këtë teori revolucionare por pa prova ushqehej brendësia e njeriut me ndjenja ateiste dhe pak nga pak vritej dinjiteti, bukuria dhe e ardhmja e vërtetë e tij. Së pari, vetë Darvini, kur i erdhi koha e vdekjes siç duket u pendua për atë çka kishte thënë dhe thirri priftin duke vënë ungjillin në gjoks për të ndërruar jetën i qetë. Dhe nuk është për t’u çuditur që mjaft ateistë, kur u vjen koha e vdekjes, atëherë kanë një ankth – një frikë nga vdekja dhe pendohen për ateizmin e tyre.

Kush ishte Çarls Darvini? Ai mbasi dështoi të studionte për mjekësi, pastaj dështoj studimin edhe për biologji, dhe në fund mbaroi studimet për teologji në vitin 1831. Pavarësisht studimeve për teologji, ai nuk shërbeu asnjë ditë në Kishën Anglikane. Rastësisht përfundon si natyralist amator në një ekspeditë 5-vjeçare për matje gjeografike në bregun e Amerikës së Jugut, në ishullin tropikal të Galapakos. Mu për shkak të dështimit në studime, prindërit e konsideruan Darvinin si një përtac, jo punëtor dhe turp për familjen e tij të pasur.

Duhet thakësuar se teorinë e evolucionit ashtu siç e shpjegon Darvini, sot asnjë shkenctar serioz dhe asnjë zbulim shkencor objektiv nuk mund ta pranojë. Sepse, me arritjen e njohurive të reja shkencore në kohën e sotme, teoria e tij ka ndryshuar plotësisht dhe fare nuk mund të mbrohet si e vërtetë dhe as të qëndrojë si teori.

Me teorinë e Darvinit erdhi në shprehje mosmarrëveshja e Kishës me evolucionistet për shkak se përkrahësit e materializmit dhe evolucionistet e “përjashtuan” Zotin duke shpjeguar se evolucioni është një proces i pavarur i filluar vetvetiu dhe krejt rastësisht si një forcë misterioze e cila e lëvizë vetvetën dhe askush tjetër atë nuk e drejton. Një shpjegim të tillë Kisha nuk e pranoi asnjëherë sepse kjo teori nuk përkon fare me të vërtetën.

Duke “përjashtuar” Zotin nga evolucioni, asnjë besimtar i vërtetë nuk mund ta pranojë asësi shpjegimin ateistik se jeta ka filluar vetvetiu në mënyrë lineare. Nëse dikush edhe sot e shikon evoluimin e jetës nga perspektiva e Darvinit duke lënë anësh Shpalljen e Zotit, atëherë vjen në përfundime krejt të gabuara si Darvini dhe përkrahësit tjerë të ateizmit të cilët mbetën si ushtria e ngujuar në kala të vetmuar. Sepse, Zoti është Krijues, por në çfar mënyre Ai e krijoi botën, aty mund të ketë vënd edhe teoria e evolucionit si hipotezë e sotme shkencore. Evolucioni i vazhdueshëm i jetës në format e saja mund të jetë i pranueshëm, por vetëm si vepër e Zotit. Sepse gjithësia dhe njeriu nuk janë fryte të evolucionit apo të autogjenezës që ka krijuar vetvetën sipas një rrafshi horizontal.

Darvini doli me pretendimin se gjallesat nuk ishin krijuar nga askush, se ato ishin shfaqur rastësisht dhe se njeriu ka një paraardhës të përbashkët me kafshët. Duke venë majmunin mes njeriut dhe kafshëve tjera, Darvini ndikoi fuqishëm të lindin shumë grupe shoqërore dhe sisteme të gabuara që nuk i jepnin rëndësi moralit as Zotit. Duke e mirëpritur një teori apsurde siç është kjo e Dravinit, grupet e njerëzve me pikëpamje, ide, qëllime dhe interesa të përbashkëta i bënë llogaritë gabim pa Zotin. Duke i shikuar njerëzit si kafshë të zhvilluara, ateistët me mësimet e tyre zhurmonin si gjinkallat në pikë të vapës që nuk u pushon goja nga gumëzhina dhurdhuese. Këtu u përfshihen të gjithë ata njerëz që besimin në “Zotin“ nuk kishin fare pjesë të jetës së tyre.

Teoria e evolucionit të llojeve në radhë të parë është e lidhur me biologjinë. Zbulimet e reja në fushën e biologjisë, por edhe të fushave tjera, na sjellin ndryshime të befasishme. Këto zbulime nxorën në shesh shumë të vërteta tjera të cilat teorinë e evolucionit ateist e lanë pa themel ashtu siç ishte.

Përmbledhja e të dhënave gjenetike të cilat kanë të bëjnë me prejardhjen dhe zhvillimin, sipas ligjeve natyrore janë të qëndrueshme dhe të stabilizuara në mënyrë të përhershme brenda kromozomeve të llojeve të caktuara. Këto të dhëna vërtetojnë se të gjitha kafshët shumohen sipas llojeve të tyre trashëguese. Informatat gjenetike që i caktojnë veçoritë dhe karakteristikat dalluese të pasëardhësve, janë të përmbledhura në brendinë e kromozomeve të prindërve të cilat kanë rol përcaktues dhe vendimtar.

Sipas shkencëtarëve, çdo qelizë e trupit tonë njerëzor përmban një mesazh nga të parët tanë. Ky mesazh ndodhet në ADN, materil gjenetik që trashëgohet nga brezi në brez. Sipas tyre, brenda ADN – së është shkruar historia jo vetëm individuale, por historia e mbarë njerëzimit. ADN – ja e njeriut nuk gërryhet ashtu si acidi që gërryn metalin, nuk vjetrohet, nuk ndryshohet dhe nuk asgjësohet që të mos jetë më. ADN – ja është udhëtar nga fillimi i historisë së njerëzimit që jeton mes nesh, brenda nesh, në trupin tonë. Një nga rastet më të veçnta është ai i vitit 1991, kur në alpet e Italisë ishte zbuluar skeleti i një njeriu që kishte jetuar 5000 vjet më parë. Pas punës në laborator, më 1994, grupi i shkenctarëve të kryesuar nga Bryan Sykes i Universitetit të Oksfordit botoi në revistën “Science” rezultatet e kërkimeve. Befasues ishte jo vetëm fakti, që tashmë shkencëtaret kishin në dorë ADN – në e një njeriu mbi 5 mijëvjeçar, por kjo ADN përputhet me atë të një gruaje 30 vjeçare me banim në Irlandë.

Gjenetika, antropologjia dhe arkeologjia plotësisht e përgnjeshtërojnë, e hedhin poshtë teorinë e evolucionit si të pa bazë. Studiusit e njohur Michel A. Cremo dhe Richard L. Tomson në librat: “Arkeologjia e ndaluar” dhe “Devolucioni njerëzor” të botuara në vitin 1993, në bazë të zbulimeve dhe studimit të artefakteve arkeologjike, plotësisht i demantuan dhe i lëkundën themelet e Teorisë së Darvinit mbi evolucionin.

Michel A. Cremo në shkrimet e tija pohon se nuk kemi evoluar nga majmunët, respektivisht nga bota materiale, por e kemi prejardhjen nga Krijuesi i gjithësisë. Sepse, ne nuk jemi të përbërë vetëm nga atomet, nuk jemi vetëm nga materia e gjallë pa ndërgjegje, por jemi të përbërë nga substancat të ndryshme: nga trupi, psika dhe shpirti qe e kanë prejardhjen nga Zoti e jo nga majmunët.

Të mbështetur në teoritë e supozimeve materialiste, filloj të zbatohej mendimi ateist në fusha të ndryshme të shkencës dhe të filozofisë nga Karl Marksi, Fridrih Engelsi, Fridrih Niçe, Zigmund Frojdi etj., pastaj edhe nga sunduesit dhe diktatoret tjerë të egër si psh. Josif Staljini, Adolf Hitleri, Enver Hoxha etj.

LEXO EDHE:

Back to top button