A është i lindur instinkti prindëror tek njerëzit?

Instinkti prindëror zhvillohet në tru, sipas rezultateve të hulumtimit të fundit nga Universiteti i Oksfordit. Sipas këtij hulumtimi, ekziston një pjesë e trurit të njeriut që luan një rol kyç në krijimin e dëshirës instinktive për t'u kujdesur dhe rritur për fëmijët tanë.

Ky zbulim mund të ndihmojë në përgjigjen e pyetjes evolucionare se pse ne i shohim foshnjat si të veçanta dhe sigurisht që mund t’i ndihmojë mjekët të kuptojnë më mirë njerëzit që vuajnë nga depresioni pas lindjes.

“Këto rezultate janë shumë të rëndësishme sepse është e qartë se ka një arsye pse ne kujdesemi kaq shumë për pasardhësit tanë”, thotë Morten Kringelbach, eksperti që drejtoi hulumtimin.

Kjo ide na kthen te Charles Darwin dhe teoria e tij e evolucionit. Studiuesit theksojnë se pjesa e trurit “korteksi medial orbitofrontal” që aktivizohet kur shohim fytyrën e një fëmije është “fajës” për instinktin prindëror.

Shkencëtarët besojnë se kjo pjesë është vendimtare për kontrollin e emocioneve.

Reagimi i prindërve ishte i ngjashëm si te vullnetarët meshkuj ashtu edhe te femrat e përfshirë në këtë hulumtim, pavarësisht nëse kishin fëmijë apo jo, gjë që dëshmon se është një reagim i lindur.

Këto gjetje mund të ndihmojnë mjekët të trajtojnë depresionin pas lindjes, i cili prek rreth 15% të grave dhe 3% të burrave.

LEXO EDHE:

Back to top button