A është ky fillimi i fundit për një klub me traditë të pasur?

Klubi i Futbollit “Shkupi”, i cili ka qenë sinonim i shpirtit luftarak dhe tifozëve besnik, tani është përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit të gjërë, por jo për shkak të sukseseve sportive, por për dyshimet serioze për manipulim të ndeshjeve dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme të basteve.

Skandali i fundit vjen nga ndeshja miqësore në Antalia, ku FC Shkupi pësoi disfatë më rezultat 6:1 nga skuadra vendase Antalyaspor. Vet rezultati është alarmues, por edhe më alarmues është fakti se vetëm 14 lojtarë ishin regjistruar në listën e futbollistëve për këtë takim, ndërsa ekipi nga Shkupi, me aeroplan, udhëtoi në tre grupe të ndara.

Ajo që e ka shqetësuar më shumë publikun janë thashethemet për pagesa të mëdha në këtë ndeshje në pikat e basteve në Lindjen e Mesme, një model që për fat të keq po shoqërohet gjithnjë e më shumë me klubin nga Çairi.

 

Dyshimet për manipulim të ndeshjve nuk janë të reja. Vetëm disa ditë më parë, KF Arsimi refuzoi të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Shkupit, pasi mori sinjale se ndeshja ishte e manipuluar dhe duhej të shënoheshin 5 ose më shumë gola.

Ishte një alarm që shumë vendosën ta injoronin apo të mos e besojnë, por tani, pas zhvillimeve të reja, shtrohet pyetja: Kush do të marrë përgjegjësinë?

Sipas informacioneve, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka filluar tashmë procedurat në lidhje me klubin, por ajo që mbetet e paqartë këtu është fakti se ku janë institucionet shtetërore?

A do ta mbrojë më në fund dikush integritetin e futbollit në Maqedoni dhe të dërgojë  mesazh, se ky nuk është një vend ku mund të bësh çfarë të duash?

Një klub me histori, tifozë dhe traditë nuk duhet të jetë mjet për lojëra të dyshimta dhe biznese të paligjshme.

Nevojitet një reagim i menjëhershëm dhe pa kompromis, jo vetëm nga organet sportive, por edhe nga Prokuroria, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia Financiare dhe të gjitha institucionet përkatëse.

Me një strukturë të tillë, FC Shkupi rrezikon të ndjekë fatin e Çelikut nga Zenica, një klub që garoi në garat evropiane, dhe më pas u bë simbol i rënies për shkak të menaxhimit të dobët dhe njerëzve të gabuar në klub./Zyrtare.net/

LEXO EDHE:

Back to top button