A është ky imazhi më mbresëlënës i Diellit? U krijua duke kombinuar deri në 90,000 foto

Andrew McCarthy dhe Jason Genzel arritën të bënin një foto mbresëlënëse të Diellit një vit më parë, e cila tërhoqi shumë vëmendje.

Para së gjithash, duhet thënë se në të vërtetë janë 90,000 foto të pabesueshme që shkrihen në një. Të gjitha fotot janë realizuar nga McCarthy, falë një teleskopi special, të cilin ai e përshtati për imazhe diellore me rezolucion të lartë.

“Kur shikoni përmes atij teleskopi, shihni vetëm një pjesë të vogël të Diellit. Dhe kështu më duhej të bëja dhjetëra mijëra foto radhazi. Pastaj Genzel më ndihmoi me softuerin përmes të cilit i bashkova të gjitha pamjet së bashku”, tha McCarthy për Guardian.

Dielli ka periudha të aktivitetit të ulët dhe të lartë. McCarthy punoi gjatë një periudhe me aktivitet të ulët.

 

LEXO EDHE:

Back to top button