A është Maqedonia vendi më i lirë në Evropë?
Deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski për çmimet dhe shportën e konsumit kanë nxitur reagime në opinionin publik.
Gazetar: Angell Dimovski
Kryeministri Mickoski mburret me të dhënat e publikuara nga Eurostati lidhur me shportën e konsumit që tregjnë se Maqedonia është vendi më i lirë në Evropë, me nivel rreth 49,7% të mesatares evropiane.Mickoski tha se autoritetet aktualisht po bëjnë analiza të çmimeve, të cilat janë ende në proces, dhe se nevojitet edhe punë shtesë në këtë drejtim.
“Për mua, a është kjo e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme. Duhet të punojmë dhe do të punojmë. Edhe unë personalisht po punoj në metodologjinë për identifikimin e atyre 600–700 produkteve që maten statistikisht dhe mbi to do të veprojmë drejtpërdrejt. Do të shkojmë faturë për faturë, produkt për produkti do t’i analizojmë ku dhe si mund të ndikojmë te çmimet, ku mund të ketë rritje apo rregullime”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Numri dy I Lidhjes së Sindikatave, Ivan Peshevski tha se edhepse çmimet mund të jenë më të ulëta, kjo nuk ka efekt real nëse pagat në vend mbeten ndër më të ulëtat në rajon.
“Më çudit një deklaratë ku ai thotë se çmimet janë më të lirat në rajon apo në Evropë. Ne mund ta plotësojmë: po, është e vërtetë që janë më të lira nëse të ardhurat janë 3.000 euro si të tijat, por jo kur bëhet fjalë për 500 euro apo 400 euro pagë minimale. Pra, nëse i marrim parasysh dhe ne nuk duam të krahasojmë ekonomi siç thonë edhe ata, as ne nuk do të krahasojmë por me pagat tona, çmimet në markete janë shumë të larta”, tha Ivan Peshevski, nënkryetar i LSM.
Ndërkohë, vetëm për ushqime për një familje me katër anëtarë, vetëm për produktet bazë ushqimore për të përballuar një muaj, nevojitet më shumë se një pagë minimale./Alsat.mk.








