A është mjalti çdoherë i shëndetshëm? Nëse e konsumoni në këtë mënyrë e shndërroni në helm

A është mjalti çdoherë i shëndetshëm? Nëse e konsumoni në këtë mënyrë e shndërroni në helm

Mjalti është artikull shumë i shëndetshëm, por me konsumimin e tij nuk do të duhej ta tepronit

Ekspertët botëror nga fusha e ushqimit të shëndetshëm nuk rekomandojnë që të rinjtë të konsumojnë më shumë se dy deri në tri lugë të vogla të këtij nektari të ëmbël në ditë.

Për personat të cilët vuajnë nga sëmundje të caktuara nuk rekomandohen më shumë se një lugë në ditë.

Personat obezë dhe ata të cilët vuajnë nga diabeti, arteroskleroza apo hipertensioni duhet të jenë të kujdesshëm në konsumimin e këtij artikulli.

Veç kësaj, nutricionistët paralajmërojnë që alergjia ndaj mjaltit është shumë e shpeshtë dhe që gjithsesi mund të shkaktojë alergji, pa marrë parasysh moshën.

Edhe një gjë që shumica e bëjnë kur e konsumojnë mjaltin, mund të jetë shumë gabim. Në fakt, shumica mjaltin e shtojnë në ujë të valuar. Përse nuk është kjo gjëja e duhur?

Nëse mjalti i shtohet ujit të valuar, ai humb cilësitë e dobishme dhe prodhon helm. Nëse përgatisni çaj, assesi mos e hidhni në ujë të valuar, por kur të ftohet dhe kur të jetë pak i ngrohtë. Temperatura e ujit nuk bën të kalojë 40 gradë Celsius.

“Mjalti prodhon një substancë dioxomethyl në ujë të vluar, që është helm”, theksojnë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën AYU zbuloi se në një temperaturë prej 140 gradë, mjalti nxehet dhe bëhet toksik.

Përveç kësaj, mjalti mund të përmbajë substanca të dëmshme. Në veçanti, pesticidet mund të futen në të nëse trajtohen me bimë ku bletët kanë mbledhur nektar.

Mjalti mund të jetë gjithashtu një burim i kripërave të metaleve të rënda nëse kosheret ndodheshin pranë autostradave ose pranë termocentraleve.

LEXO EDHE:

Back to top button