A i shohin të verbërit ëndërrat me imazhe vizuale?

Për njerëzit që kanë lindur me aftësinë e të parit, por janë verbuar më pas, nuk është e habitshme që ata të përjetojnë ndjesi vizuale derisa ëndërrojnë. Kjo ngase ëndërrat ‘shfaqen’ si rezultat i kujtimeve që ruhen në tru, dhe nga qarku në ‘krijohet’ në tru gjatë përjetimit të botës së jashtme.

Prandaj, edhe pse një person që ka humbur shikimin, pra aktualisht është i verbër – truri i tij është ende në gjendje të përdorë kujtimet vizuale dhe qarqet e lidhura të trurit që janë formuar para se ai të verbohej.

Megjithatë, në të vërtetë, ajo që është më befasuese është zbulimi se njerëzit që kanë lindur të verbër mund të ëndërrojnë me imazhe vizuale gjithashtu.

Përvoja njerëzore e vizionit përfshin tre hapa: (1) transformimin e dritës në impulse elektrike në sy, (2) transmetimin e këtyre impulseve elektrike nga sytë në tru, përmes nervave optikë dhe (3) deshifrimi dhe montimi i këtyre impulseve elektrike në ndjesi vizuale të përjetuara në tru.

Nëse ndonjëri nga këta tre ‘hapa’ dëmtohet, atëherë rezulton verbëria. Në shumicën dërrmuese të rasteve, verbëria vjen nga problemet në sy dhe në nervat optikë, e jo në tru.

Në rastet e rralla kur verbëria vjen nga problemet në tru, personi zakonisht rimerr një sasi të shikimit për shkak të plasticitetit të trurit (d.m.th. aftësisë së trurit për të rindërtuar veten).

Prandaj, njerëzit që janë të verbër që nga lindja, teknikisht kanë ende aftësi të përjetojnë ndjesi vizuale në tru. Ata thjesht nuk kanë asgjë që dërgon impulse elektrike me informacion vizual në tru. Me fjalë të tjera, ata janë ende të aftë të kenë përvoja vizuale. Vetëm se këto përvoja nuk mund të vijnë nga bota e jashtme.

Duke qenë se ëndërrat nuk burojnë drejtpërdrejt nga bota e jashtme, ato ‘krijohen’ në një zonë interesante. Prandaj, nga pikëpamja e besueshmërisë, është e mundur që njerëzit e verbër që nga lindja të ëndërrojnë në imazhe vizuale.

Sidoqoftë, vetëm për shkak se njerëzit e verbër kanë aftësinë nervore për të përjetuar ndjesi vizuale nuk do të thotë automatikisht se ata vërtet e bëjnë këtë. Shkencëtarët duhej të kryenin studime kërkimore në mënyrë që të përcaktonin nëse njerëzit e verbër që nga lindja ëndërrojnë imazhe vizuale.

Natyrisht, ju mund të pyesni veten: “Pse nuk i pyesin njerëzit e verbër që nga lindja nëse ata ëndërrojnë në imazhe vizuale?” Problemi është se kur i bëni këtë pyetje njerëzve të tillë, ata gjithmonë do t’ju përgjigjen jo. Ata nuk janë domosdoshmërisht duke iu përgjigjur jo sepse në fakt nuk kanë ëndrra vizuale. Ata po thonë jo sepse nuk e dinë se çfarë janë imazhet vizuale.

Një vajzë me shikim njeh vizualisht një mollë sepse në një moment në të kaluarën ajo pa mollën dhe e hëngri atë, dhe për këtë arsye është në gjendje të lidhë imazhin e një molle me shijen, formën dhe prekjen saj. Ajo është gjithashtu në gjendje të lidhë imazhin me fjalën “mollë”.

Me fjalë të tjera, imazhi vizual i një molle bëhet një shkas për të gjitha kujtimet dhe përvojat që ajo ka pasur më parë me mollët. Nëse një vajzë nuk e ka përjetuar kurrë personalisht imazhin vizual të një molle të vërtetë, atëherë të parit e një imazhi mollë në ëndërr për herë të parë, nuk ka lidhje me asgjë në botën reale. Ajo thjesht nuk do ta kuptonte se po shihte një mollë.

Si analogji, supozoni se nuk e keni provuar kurrë kripën. Pavarësisht se sa njerëz ju përshkruajnë kripën, ju nuk e dini se si është përvoja në të vërtetë, derisa ta përjetoni atë personalisht.

Supozoni se keni qenë vetëm dhe keni hasur në një thes me patate të skuqura shumë të kripura në një qese pa etiketë. Kur hani patate të skuqura, do të përjetonit shijen e kripës për herë të parë, por nuk do ta dinit se kjo është ajo që po përjetoni, sepse nuk do të kishit përvoja ose lidhje të tjera të mëparshme me të.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit e verbër që nga lindja nuk kanë përvojë në lidhjen e ndjenjave vizuale me objektet e jashtme në botën reale, ose lidhjen e tyre me atë që njerëzit me shikim e përshkruajnë si vizion. Prandaj, të pyeturit e tyre në lidhje me të nuk është i dobishëm.

Prandaj, shkencëtarët kanë kryer skanime të trurit të njerëzve të verbër që nga lindja, gjersa ata kanë qenë duke fjetur. Ajo që kanë gjetur shkencëtarët është se këta njerëz kanë të njëjtin lloj aktiviteti elektrik në tru – sa i përket ‘shikimit’ gjatë gjumit, pikërisht si njerëzit me shikim normal.

Për më tepër, njerëzit e verbër që nga lindja lëvizin sytë derisa flenë, në një mënyrë që është e koordinuar me aktivitetin elektrik të lidhur me shikimin në tru, ashtu si njerëzit me shikim normal.

Prandaj, ka shumë të ngjarë që njerëzit e verbër që nga lindja të përjetojnë vërtet ndjesi vizuale gjatë gjumit. Ata thjesht nuk dinë si t’i përshkruajnë ndjesitë apo edhe t’i lidhin në mënyrë konceptuale në ndonjë mënyrë këto ndjesi, me atë që njerëzit me shikim e përshkruajnë si vizion.

Me aq sa është thënë, skanimet e trurit të njerëzve të vërbër që nga lindja gjatë kohës që ata janë në gjumë nuk janë identike me ato të njerëzve me aftësi të të parit.

Njerëzit e verbër që nga lindja me të vërtetë ëndërrojnë në imazhe vizuale, por kjo ju ndodh atyre më rrallë dhe më pak intensivisht sesa njerëzit atësi shikimi – të cilët ëndërrojnë më shpesh dhe më intensivisht, dhe ëndërrat e tyre janë të shoqëruara ndjesi prekjeje dhe nuhateje.

Duhet pasur parasysh se një person i verbër që nga lindja nuk ka provuar kurrë përvojën e të parit të imazheve që vijnë nga bota e jashtme dhe për këtë arsye nuk ka formuar kurrë kujtime vizuale të lidhura me botën e ‘reale’.

Prandaj, përbërësit vizualë të ëndrrave të tyre nuk mund të formohen nga kujtimet vizuale ose qarku i lidhur. Përkundrazi, ndjesitë vizuale duhet të lindin nga luhatjet elektrike që burojnë brenda trurit. Kjo do të thotë se njerëzit e verbër që nga lindja ndoshta nuk përjetojnë imazhe vizuale të detajuara të objekteve aktuale si mollët ose karriget gjatë ëndërrimit.

Përkundrazi, ata me siguri shohin pika ose ‘njolla’ ngjyrash që ‘lundrojnë’ përreth. Pikat madje mund të ndërlidhen me kuptim me shqisat e tjera. Për shembull, një ëndërr e tingullit të sirenës së një makine policie që udhëton nga e majta në të djathtë mund të shoqërohet me ndjesinë vizuale të një pike ngjyrash që udhëton nga e majta në të djathtë me të njëjtën shpejtësi.

Si përmbledhje, provat aktuale sugjerojnë që njerëzit e verbër që nga lindja me të vërtetë ëndërrojnë imazhe, por ne nuk dihet saktësisht se çfarë shohin.

Skanimet e trurit kanë gjetur se të gjithë njerëzit ëndërrojnë në imazhe vizuale para se të lindin. Errësira e mitrës çon në përfundim asnjëri, asnjëherë, nuk ka përjetuar vizion para se të lind. Prandaj, një fetus është ‘i barabartë’ me përvojën me një të rritur që ishte i verbër që nga lindja. Për këtë arsye, nuk duhet të jetë për t’u habitur që fetuset gjithashtu ëndërrojnë imazhe vizuale.

Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers
Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University.
Përkthyer nga: Shkendije Berisha

LEXO EDHE:

Back to top button