A jeni gati për një tjetër këngë sepse Tayna sapo na tregoi detaje të projektit të saj të ri

Vetëm një muaj më parë, reperja e njohur Tayna lançoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me artistin e famshëm L’Algerino, të titulluar “Moona”.

Brenda këtij muaji, kënga e tyre i ka kaluar 8 milion kikime në Youtube dhe po pëlqehet shumë nga publiku. Mirëpo, vërtetë menduat se Tayna po bën pushim?

Pas “Moona”, reperja i është përveshur punës për projekte të reja dhe sot na ka dhënë një detaj në llogarinë e saj në Instagram. Tayna jo vetëm që ka ndryshuar look, por është veshur super seksi dhe ka pozuar para kamerës, ndërsa fotoja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Magdalena”- shkruan këngëtarja krahas pozës së saj, duke na bërë të dyshojmë se ky do të jetë titulli i këngës së re.

Megjithatë, nuk e dimë nëse ky projekt do të jetë rep apo këngë dashurie (Më shumë na duket si baladë). Më herët ajo kërkoi mendimin e ndjekësve të saj në InstaStory, teksa shkroi:

“Kënga e radhës, rep apo baladë dashurie?”

LEXO EDHE:

Back to top button