A jeni të interesuar? Musk kërkon vullnetarë për implant në tru

Neuralink ka marrë "dritën jeshile" nga FDA, kështu që tani mund të fillojë të kërkojë vullnetarë për të marrë pjesë në provat e para klinike të implantit të trurit.

Qëllimi i kompanisë së Elon Musk është të përdorë këtë teknologji për t’u mundësuar njerëzve me një lloj paaftësie të rivendosin ose të paktën të përmirësojnë funksionet e tyre motorike. Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë për këto qëllime, raporton Livemint.

Neuralink ka vite që punon në projekte që përfshijnë implantet e trurit dhe amerikanët mbi moshën 18 vjeç që kanë disa aftësi të kufizuara fizike tani mund të marrin pjesë në prova nëse plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Testimi te njerëzit paraprihet nga testimi i kafshëve, kështu që Neuralink ka publikuar vazhdimisht video që tregojnë se si funksionon. Në njërën, një majmun makak luan një lojë video të thjeshtë, të kontrolluar nga një implant truri.

Siç tha Musk, qëllimi përfundimtar i Neuralink është “që njerëzimi të arrijë simbiozë me inteligjencën artificiale”.

LEXO EDHE:

Back to top button