A ka përfitime shëndetësore nga ngrënia e djathit në mëngjes?

Kush nuk e do djathin? Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?

Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjerë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.

Mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

Është shumë i thjesht për t’u tretur

Sipas të dhënave djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpejt dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthithja e mineraleve që ai përmban.

Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

Një burim i mirë i proteinës

Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina. Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

Plot me vitamina

Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funksionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

Një probiotik fantastik

Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

Ndihmon në shëndetin e kockave

Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.

LEXO EDHE:

Back to top button