A mjafton të ushtrosh vetëm në fundjavë?

A mjafton të ushtrosh vetëm në fundjavë?

Ushtrimi është i mirë për shëndetin e përgjithshëm, dhe veçanërisht për zemrën.

Në përgjithësi rekomandohet që të bëjmë 150 minuta aktivitet të moderuar deri të fuqishëm në javë.

Por a ka rëndësi nëse i shpërndani stërvitjet tuaja gjatë gjithë javës apo i bëni të gjitha në fundjavë? Një studim i ri nga Britania e Madhe u përpoq t’i përgjigjet pikërisht kësaj pyetjeje, transmeton Science Alert.

Në hulumtim, rreth 90,000 njerëz të shëndetshëm të moshës së mesme mbanin shirita dore (akselerometra) që monitoronin aktivitetin e tyre. Kështu, nivelet e aktivitetit të tyre u regjistruan për një javë, me vëmendje të veçantë aktivitetit të moderuar deri në të fuqishëm.

Studiuesit zbuluan se në gjashtë vitet pas vlerësimit të akselerometrit, njerëzit që angazhoheshin rregullisht në aktivitet të moderuar deri të fuqishëm kishin më pak goditje, sulme në zemër, dështim të zemrës dhe fibrilacion atrial (një ritëm i parregullt i zemrës) krahasuar me njerëzit që ishin joaktivë.

Gjetja e re e këtij hulumtimi është se nuk kishte dallime në rezultatet e njerëzve që bënin më shumë se gjysmën e aktivitetit të tyre në fundjavë në krahasim me ata që e shpërndanë atë gjatë javës.

Nuk kishte rëndësi se kur u krye – aktiviteti fizik mesatarisht i fuqishëm u shoqërua me përmirësimin e shëndetit të zemrës.

LEXO EDHE:

Back to top button