Donuts me kos të bërë pa një pikë vaj, provoni edhe ju…

Donuts me kos të bërë pa një pikë vaj, provoni edhe ju...

Pasi të provoni donutët e pjekur nga furra, pa një pikë vaj, do të ndryshoni tërësisht mënyrën se si e shikoni përgatitjen e kësaj ëmbëlsirë të shijshme.

Donutët nuk duhet të jenë të skuqur, nuk duhet të jenë të yndyrshëm dhe të pashëndetshëm. Ato mund të përgatiten në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, në mënyrë që të jenë të shijshme, të ajrosura dhe pa yndyrë.

Nëse dëshironi të provoni këtë version të donutëve, shihni më poshtë se çfarë ju nevojitet, si dhe vetë procesin e përgatitjes.

Përbërësit:

75 g sheqer

2 vezë

1/2 lugë çaji kripë

75 g gjalpë ose margarinë të shkrirë

rreth 450 g miell të mprehtë

1.5 dl kos

20 g maja të freskët

rreth 50 g gjalpë të shkrirë

sheqer kristal

Përgatitja:

Majanë e vendosim në ujë të ngrohtë dhe i shtojmë pak sheqer që të tretet dhe të fillojë fermentimi. Kur të marrë shkumë, miellit i shtojmë vezët, kosin dhe gjalpin e shkrirë.

Ziejeni brumin me duar derisa të përftoni një masë të lëmuar që nuk ngjitet në duar. Lere te rritet.

Pas rreth gjysmë ore, transferojeni brumin në sipërfaqen e punës dhe hapeni. Me një filxhan ose një kallëp për donut nxirrni rrathë dhe i rregulloni në një tepsi që e keni shtruar më parë me letër furre.

Lërini donutët të dyfishohen në madhësi. I pjekim ne furre te ngrohur ne 180 grade celcius derisa te marrin ngjyre te arte. Menjëherë donutët e pjekur i lyejmë me gjalpë të shkrirë nga të gjitha anët dhe i mbështjellim me sheqer.

LEXO EDHE:

Back to top button