A mundet modeli me një njësi zgjedhore të destabilizojë shumicën, ja çfarë thotë Spasenovski

Profesori universitar Aleksandar Spasenovski nuk pret destabilizimin e shumicës parlamentare në rast të ndryshimit të modelit zgjedhor, përkatësisht vendosjes së një njësie zgjedhore. Duke folur për këtë temë, në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat, Spasenovski thotë:

“Mendoj se me një njësi zgjedhore do të sigurojmë përfaqësim më të madh, por nuk jam i sigurt se do të sjellë më pak stabilitet të shumicës parlamentare sepse edhe tani partitë politike i kompensojnë mangësitë e modelit zgjedhor duke bërë koalicione të gjera. Unë besoj se stabiliteti nuk do të prishet më tej nëse futet një njësi  zgjedhore,” tha Spasenovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button