“A mundet që uji i pijshëm të shkaktojë kancer?”

“A mundet që uji i pijshëm të shkaktojë kancer?”

Gazetare: Arta Sefadini

Njerëzit shpesh kanë frikë nga prania e baktereve, por nuk janë aspak të vetëdijshëm për atë që nuk nuhatet dhe nuk ndjehet, siç janë metalet e rënda, radioizotopet, të cilat me ekspozim kronik ose akut, mund të ketë ekspozim afatshkurtër, mund të ketë efekt shumë më të dëmshëm për shëndetin sesa bakteret dhe viruset që fshihen, shkruan Alsat.

Uji shpesh paketohet në ambalazhe plastike apo në ambalazhe qelqi të cilat bartin rreziqet e veta. Shpesh njerëzit mbajnë ujë në paketime plastike në makinë, apo të ekspozuara në diell gjatë kohë. Çfarë ndikimi ka dielli në cilësinë e ujit? “Lënia e një shishe të mbushur në makinë mund të çojë në lëshimin e pjesëve të vogla të plastikës, sepse dihet që plastika që hidhet në mjedis mund të dekompozohet, pra, të shpërbëhet ose nën ndikim nëse është e mundur të baktereve të pranishme në tokë, ose një pjesë dekompozohet në mënyrë abiotike nën ndikimin e rrezatimit UV, do të thotë rrezet e diellit, ose nga veprimi i erërave, valëve të liqeneve, lumenjve, deteve e kështu me radhë. Megjithatë, ky proces është i ngadalshëm.

Duke vepruar kështu, krijohen ato elementë të vegjël mikroplastikë, me përmasa nën 5 mikrometrash, por nuk duhet të harrohen elementët mikroplastikë, ose më mirë nanoplastet që kanë përmasa mikron, pjesë e mikronit që nuk mund t’i shohim as me sy të lirë, të cilat janë shumë të dëmshme.” – sqaron prof. Dimovska. Studime të reja tani janë bërë për efektet shëndetësore të asaj mikroplastike. Prof. Mirjana Dimovska thotë që: “Duhet të jemi të vetëdijshëm se ata e dëmtojnë sistemin imunitar, shkaktojnë një tendencë të shtuar ndaj infeksioneve, madje edhe shfaqjen e kancerit, etj. Prandaj duhet të kemi kujdes…

Më e pakta që duhet të bëjmë, ja në Evropë tashmë bëhet, është ndalimi i përdorimit të tubave plastikë për të pirë lëngje.” Ujin e ambalazhuar, nëse është në ambalazh plastik, mos e lini në makinë sepse dielli dhe temperaturat e larta ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit por edhe në përhapjen e bakterieve. “Vetë temperatura, çon në përhapjen e baktereve. Uji i ambalazhuar apo ai që është nga rrjeti i ujit të çezmave tona që marrim nga kompanitë publike, dezinfektohet dhe ka dallim të madh mes dezinfektimit dhe sterilizimit.

Uji i dezinfektuar nuk do të thotë që nuk ka jetë të gjallë brenda, do të thotë se ka një numër të caktuar të florës normale të ujit. Megjithatë, duhet mbajtur nën një numër të caktuar nën kontroll. Të vendosësh shishen e ujit në temperatura të larta 30-40 gradë, dhe madje 50 në verë kur temperatura në makinë rritet, është si të vendosësh ujin në një inkubator në laboratorë për të parë nëse ka diçka, dhe nëse është ka mikroorganizma dhe baktere, e vendosim në një inkubator në 22, në 37 ose 44 gradë.
Do të shohim pas disa ditëve nëse do të mbijë ndonjë kolonë. Që do të thotë se ju e përshpejtoni përhapjen e baktereve.” – përfundon ajo. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button