A po martohet së shpejti Shpat Kasapi?

Prej disa javësh, në media po përflitet për lidhjen e re të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili prej kohësh nuk ishte bërë pjesë e thashethemeve rozë. Ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga baret e Shkupit, ku po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”- kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.

Madje, këngëtari s’ka më ndërmend ta fshehë më gjatë lidhjen e tij nga mediat e rrjetet sociale, duke pranuar për herë të parë se foton e fundit ia ka shkrepur partnerja e tij.

Në pozën e publikuar në Instagram, Shpati ka shkruar:

“Foto nga dashuria ime”, pasi mesa duket kështu e thërret partneren e tij.

Sipas “Panorama Plus”, burime pranë dyshes kanë treguar se Shpati po planifikon të martohet me rastin e 35-vjetorit të tij të lindjes.

Ai dhe Selvija do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, sipas dëshirës së mamasë së këngëtarit, e cila më herët është shprehur:

“Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”

Megjithatë, lajmet e martesës që po qarkullojnë së fundmi nuk janë konfirmuar ende nga vetë Shpati.

LEXO EDHE:

Back to top button