Eminemi sjell albumin e ri këtë verë

Eminemi sjell albumin e ri këtë verë

Këngëtari i mirënjohur, Eminem, do të sjellë këtë verë albumin e tij të ri me titull “The Death of Slim Shady”.

Më 25 prill, Grammy ka raportuar se Eminem do të lansojë albumin e tij të 12 me radhë gjatë verës.

Lajmin e konfirmoi vet reperi përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.

Ky album vjen katër vjet pas albumit të tij të fundit “Music to Be Murdered By”, të cilin e lansoi si befasi në janar të vitit 2020.

Thashethemet se reperi po përgatiste një album të ri po qarkullonin në rrjete sociale para se vet ylli të bënte paralajmërimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)

Lajmi vjen pasi kompozitori i famshëm Dr.Dre pati thënë gjatë marsit, se adhuruesit mund të presim albumin e ri këtë vit.

“Më lejoni të iu tregoj diçka, Eminemi është duke punuar në albumin e tij, i cili do të vijë këtë vit. Kam bërë disa këngë për këtë album dhe është flakë. Në të vërtetë nesër do ta dëgjoj tërë albumin për herë të parë”, ka thënë Dr.Dre përgjatë paraqitjes në emisionin e komedianit të mirënjohur, Jimmy Kimmel.

Dr.Dre dhe Eminem janë bashkëpunëtor të kamotshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button