A.Saudite do të lejojë të huajt të bëjnë pelegrinazh

Por, kapaciteti do të jetë i kufizuar nga 60,000 pelegrinë në 2 milionë në muaj, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA.

Ministria Saudite e Haxhit dhe Umrah tha se pelegrinëve, në kërkesat e tyre, do t’u kërkohet të tregojnë certifikatën e autorizuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Umra është një pelegrinazh që myslimanët mund ta bëjnë në çdo kohë.

Pelegrinët e huaj duhet të respektojnë masa të rrepta kundër koronavirusit para se të kryejnë ritualin, përfshirë izolimin për tre ditë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.

Në Xhaminë e Madhe në Mekë gjendet Qabeja, një ndërtesë në formë kubi që konsiderohet të jetë vendi më i shenjtë për myslimanët.

Autoritetet kanë njoftuar se të gjithë pelegrinëve do të iu kontrollohet temperaturat e tyre përmes kamerave termike në hyrjet e xhamisë, pastaj ata duhet të veshin maska mbrojtëse, të dezinfektojnë duart dhe të ndjekin shenjat e vendosura në dysheme për të ruajtur distancën fizike.

LEXO EDHE:

Back to top button