Talibanët marrin nën kontroll një qytet kyç në veri të Afganistanit

Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin kyç verior të Afganistanit, Kunduz, një nga më të mëdhenjtë në vend, pas luftimeve të ashpra me forcat qeveritare.

Një zyrtar lokal i tha BBC -së i gjithë qyteti, përveç aeroportit, kishtë rënë nën kontrollin e militantëve. Flamuri i talibanëve u pa i ngritur në qendër të qytetit.

Deri më tani talibanët kanë marrë kontrollin e katër kryeqyteteve rajonale.

Zyrtarët afganë këmbëngulin se forcat e tyre ende janë prezente në këto qytete dhe se luftimet po vazhdojnë.

Talibanët po synojnë marrjen nën kontroll të qyteteve të mëdha, pasi kanë shtrirë kontrollin në shumë zona rurale.

Që nga data 6 gusht militantët morën kontrollin e tre kryeqyteteve të provincave, por marrja nën kontroll e kryeqytetit të provincës Kunduz, me rreth 375.000 banorë, është fitorja më e rëndësishme deri më tani.

Kunduzi konsiderohet si një portë për në provincat veriore të vendit. Në aspektin strategjik është shumë i rëndësishëm pasi posedon autostrada që e lidhin atë me qytetet e tjera të mëdha, përfshirë kryeqytetin Kabul. Aty gjendet edhe një kufi me Taxhikistanin.

Talibanët filluan një ofensivë kundër forcave qeveritare që kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, në muajin maj, filluan tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh të operacioneve luftarake atje.

LEXO EDHE:

Back to top button