A transmetohet infeksioni HIV nëpërmjet puthjes, teshtitjes, kollitjes? Pesë mitet tjera të rëndësishme
A transmetohet infeksioni HIV nëpërmjet puthjes, teshtitjes, kollitjes? Pesë mitet tjera të rëndësishme

Në tekstin e mëposhtëm dr. Milena Stevanovic – spec. infektologe ju sqaron pesë nga mitet dhe faktet më të shpeshta lidhur me infeksioni HIV.
- Nëse infektohemi me virusin HIV – na ngelen vetëm disa jetë?
– Apolutisht e pavërtetë. Virusi HIV sot trajtohet si të gjithë sëmundjet tjera kronike, dhe jetëgjatësia është e njëjtë si e personave tjerë.
- Nëse infektohemi me HIV – a jemi automatikisht te diagnostikuar edhe me SIDA?
– Apsolutisht e pavërtetë. Nëse infektohemi me virusin HIV, dhe trajtohemi në mënyrën e duhur, asnjëherë nuk do kemi SIDA.
- Infeksioni HIV transmetohet nëpërmjet prekjes, puthjes, kollitjes, teshtimës?
-Asnjë nga metodat e lartpërmendura nuk transmetojnë HIV. HIV transmetohet nëpërmjet gjakut, gjatë përdorimit të injeksioneve josterile, apo instrumenteve mjeksore josterile, marrdhënie seksuale të pambrojtura, pa marrë parasysh a është seks oral,anal, vaginal, dhe mundësia për tu transmetu nga nëna tek fëmija gjatë lindjes nëse nëna nuk është e trajtuar për këtë infeksion.
- Tetovazhat dhe piercing janë shumë të sigurta dhe nuk transmetojnë HIV.
Jo, janë më pak të rrezikshëm në transmetimin e HIV, por jo edhe për Hepatitin B dhe C. Apsolutisht nuk janë plotësisht të sigurta, dhe këtu duhet përdorur metoda, paisje e pastër një përdorimshme për një pacient.
- A mundet të parandalojmë infeksionin HIV nëpërmjetë dushit, dhe tabletave kontraceptive pas seksit?
– Çdokush ka detyrën e tij në parandalimit. Nëpërmjet dushit mund të parandalojmë erën e keqe, a nëpërmjet kontracepsionit mund të parandalojmë shtatzaninë e padëshirueshme.