Abazoviq për vendimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën: Lajm i mirë për gjithë Ballkanin Perëndimor

Abazoviq për vendimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën: Lajm i mirë për gjithë Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka përshëndetur vendimin e  Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë nga Kosova por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor vendimi i Këshillit të BE-së!”, ka shkruar Abazoviq.

Ai ka thënë se ky vendim i KE-së ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët në BE të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e cila ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët në BE të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane”, ka deklaruar tutje Abazoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button