Abraham: Dëgjova Tomorin, ishte koha të “hapja krahët”

Tammy Abraham, sulmuesi i Romës, gjatë intervistës së tij për “SMW”, foli edhe për momentin në të cili ai duhet t’i thoshte lamtumirë klubit anglez.

“Pak para se të largohesha nga Çellsi, Tomori shkoi në Milano dhe ne folëm shumë. Më kujtohen telefonatat, askush nga ne nuk mund ta besonte atë që po ndodhte. Ne kishim qenë të Çellsi gjithë jetën tonë dhe në një moment po largoheshim.

 

Gjithçka që dija ishtte vetëm për Çellsi, përveç disa lëvizjeve huazuese, por ende mendoj se tani ishte koha e duhur për t’u larguar. Isha gati të bëja një hap përpara në karrierën time.

 

Nuk doja të konsiderohesha një i ri apo një futbollisht që spao kishte ardhur nga akademia, ishte koha që unë të hapja krahët”, është shprehur sulmuesi anglez. /Abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button