Alkaraz eliminohet nga turneu në Romë, por nga e hëna është sërish numër 1

Turneu Masters i Romës nisi mirë për tenistin spanjoll Karlos Alkaraz, që pas fitores në turin e dytë, siguroi matematikisht kreun e renditjes botërore, kryesim që do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë. Gjithsesi, 48 orë më vonë ka ardhur humbja dhe eliminimi nga turneu.

Alkaraz, që është ende “numri 2” deri ditën e hënë, u mund 2-0 (6-3, 7-6) nga hungarezi Fabian Marozsan, numri 135 në botë.

Një humbje e papritur ndaj një tenisti të panjohur, që ka befasuar të gjithë, përfshi edhe vetë tenistin spanjoll. Ndërkohë, vijon rrugëtimin e tij në këtë turne serbi Novak Gjokovic, që luan në raundin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button