Gjyqtari i Botërorit në Katar, do të drejtojë sfidën mes Sitit dhe Realit

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e kthimit në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Padyshim sfida kryesore do të jetë në “Etihad Stadium” me Man. Sitin dhe Real Madridin që e zhvillojnë aktin e dytë të mërkurën nga ora 21:00.

Sfidën kthyese në Angli do ta drejtojë treshja polake me në krye Szymon Marçiniak. Ai do të ndihmohet edhe nga Pavel Sokolnicki dhe Tomsz Listkievicz.

Szymon Marçiniak ishte gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Francës që u mbajt në Katar në fund të vitit të kaluar. Kujtojmë se ndeshja e parë në mes Real Madridit dhe Man. Sitit u mbyll 1:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button