Abramoviç financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Çellsit

Së fundmi, janë zbuluar dokumenta të cilat faktojnë se ish pronari i Çellsit, Roman Abramoviç investoi 102.8 milionë paund për klubin holandez të Viteses. Këto para shkuan për të huazuar lojtarë të ndryshëm tek holandezët teksa shumë futbollistë kaluan te Vitese gjatë periudhës së presidencës ruse te skuadra angleze.

Në fakt, numri një i Viteses ishte Merab Jordania, mik i ngushtë me Roman Abramoviçit. Jordania ka qenë gjithnjë një person që dyshohej se punonte për Abramoviçin në klubin holandez, edhe pse gjithnjë e mohonte. Edhe nga ana e Federatës Holandeze ka pasur dy investigime në lidhje me huazimet e shumta të Viteses nga Çellsi, pasi klubet e Eredivisie nisën nga ankesat, megjithatë Federata nuk arriti të faktonte asnjë lidhje financiare të anglezëve me klubin holandez.

Por, tashmë me zbulimin e dokumentave gjithçka është provuar teksa Jordania qëndronte vetëm në mënyrë formale si president i Viteses, pasi në të vërtetë klubi menaxhohej nga Abramoviç.

Vlen të theksohet se nga Çellsi në drejtim të Viteses me anë të formulës së huazimit kanë kaluar plot 29 lojtarë mes tyre edhe Armando Broja, apo emra si Mejson Maunt apo Nemanja Matiç.

LEXO EDHE:

Back to top button